Ndërlidhjet

Topi dekreton Berishën kryeministër


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka dekretuar Sali Berishën si kryeministër të ardhshëm të vendit.

Topi i ka kërkuar Berishës që të formojë qeverinë e re.

Nënshkrimi i dekretit nga ana e Topit erdhi pak kohë, pasi që Partia Demokratike dorëzoi në presidencë propozimin e mazhorancës për emërimin e Berishës në postin e kryeministrit.

Mediat lokale raportojnë se lista e Berishës për qeverinë do të prezantohet javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG