Ndërlidhjet

logo-print

Emërohet zv/drejtori dhe inspektori i AKI-së


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci emëruan sot Latif Merovcin zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Dy krerët shtetërorë, po sot emëruan Agron Selimajn, inspektor të përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Me këtë veprim kompletohet struktura udhëheqëse e shërbimit informativ të Kosovës, i cili deri më tani kishte vetëm drejtorin.

Në një njoftim për media të Presidencës, thuhet se Merovci, që është nga Prishtina, është emëruar zëvendësdrejtor i AKI-së për një mandat pesëvjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat të dytë.

Edhe inspektori i përgjithshëm Agron Selimaj, thuhet se banon në Prishtinë, ndërsa mandati i tij është katërvjeçar, me mundësi vazhdimi për një mandat të dytë.
XS
SM
MD
LG