Ndërlidhjet

Ban: Ilegal-zgjerimi i kolonive nga Izraeli


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se vendimi i Izraelit që të ndërtojë vendbanime tjera në Bregun Perëndimor shkel ligjin ndërkombëtar, si dhe është në kundërshtim me planet për të zgjidhur konfliktin palestinezo-izraelit.

Ban ka kërkuar nga Izraeli që të ndalojë të gjitha aktivitetet në koloni, “përfshirë rritjen natyrore dhe të zhbëjë të gjitha postblloqet e vëna që nga marsi i vitit 2001.

Së fundi, ministri izraelit i mborjtjes, Ehud Barak ka autorizuar ndërtimin e 455 shtëpive të reja, shumica nga të cilat në zonat të cilat Izraeli thotë se dëshiron t’i mbajë në rast të ndonjë marrëveshje me palestinezët.
XS
SM
MD
LG