Ndërlidhjet

Tiranë: Berisha paraqiti përbërjen e qeverisë


I dekretuar nga presidenti Bamir Topi për kryeministër, Sali Berisha ka paraqitur përbërjen e qeverisë së tij, ndërsa ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme këta emra do t’i dërgohen presidentit Bamir Topi për dekretim.

Zëvendës kryeministër dhe ministër i jashtëm do të jetë lideri i lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ministër i drejtësisë Bujar Nishani, ministrinë e brendshme do ta udhëheq Lulzim Basha, atë të mbrojtjes Arben Imami, Ridvan Bode do të jetë ministër i financave, ndërsa në krye të ministrisë së mjedisit, Fatmir Mediu.

Mëtutje ministre e integrimit evropian do të jetë Majlinda Bregu, Sokol Olldashi, ministër i transportit, e të tjerë.

Pritet që brenda 10 ditësh, kjo përbërje e qeverisë do të votohet në Kuvendin e Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG