Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – 19 të vrarë


Nga një sulm vetëvrasës me kamion – bombë në fshatin kurd, Vardek, janë vrarë së paku 19 vetë, njoftoi policia.

Ky sulm ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.

Policia thotë se numri i të vrarëve mund të jetë edhe më i madh, ndërsa në mesin e viktimave kishte edhe gra dhe fëmijë.

Sipas policisë, një tjetër përpjekje për sulm është evituar nga forcat lokale të sigurisë, të cilat hapën zjarr dhe e vranë sulmuesin potencial vetëvrasës.
XS
SM
MD
LG