Ndërlidhjet

Obama:Të reformohet kujdesi shëndetësor

  • RFE /RL

Presidenti Obama duke iu drejtuar Kongresit amerikan, 9 shtator 2009

Presidenti Obama duke iu drejtuar Kongresit amerikan, 9 shtator 2009

Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, presidenti Barak Obama u angazhua për një plan të reformimit të kujdesit shëndetësor, në të cilin do të përfshihej edhe opsioni i sigurimit publik, për ata që nuk e kanë.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, thotë se çmimet e larta të kujdesit shëndetësor janë në themel të deficitit buxhetor të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, presidenti Barak Obama u angazhua për një plan të reformimit të kujdesit shëndetësor, në të cilin do të përfshihej edhe opsioni i sigurimit publik, për ata që nuk e kanë.
Barak Obama


“Koha e mospajtimeve ka kaluar. Koha për lojëra ka kaluar. Tash është koha për aksion”.

“Tash kur ne duhet të sjellim idetë më të mira të të dy partivesë bashku për t’i treguar popullit amerikan se ne ende mund ta bëjmë atë për të cilën jemi dërguar këtu”.

“Tash është koha që të veprojmë në kujdesin shëndetsor”,
tha Barak Obama.

Ai tha se çmimi prej 900 miliradë dollarëve gjatë 10 viteve, do të paguhej nga kursimet brenda sistemit shëndetësor dhe nga çmimet e planeve më të shtrenjta të ofruara nga kompanitë e sigurimeve.

Republikanët e kundërshtojnë “opsionin publik”, ndërsa edhe demokratët e presidentit Obama, janë të ndarë lidhur me këtë propozim.

Përfaqësuesi i republikanëve nga Luiziana, Çarls Bustani, ka kritikuar planin.

“Nuk është zgjidhja të zëvendësosh kujdesin shëndetësor aktual të familjes tënde me kujdesin shëndetësor të udhëhequr nga qeveria. Në të vërtetë, do at bëjë kudjeisn shëndëtësor shumë më të shtrenjtë”, ka thënë Bustani.

Sipas të dhënave të qeverisë, rreth 47 milionë amerikanë, apo 20 për qind e popullatës nën moshën 65 vjeçare, nuk kanë sigurim shëndetësor.

Obama e ka bërë prioritet kryesor të politikës së brendshme miratimin e legjislacionit për kujdesin shëndetësor.

Premtimi i tij për t’i siguruar të gjithë amerikanët ka qenë në thelb të fushatës presidenciale dhe i ka ndihmuar atij zgjedhjen si president.

Por, në javët e fundit, republikanët kanë nisur një fushatë të fuqishme kundër idesë së tij duke vënë Obamën dhe demokratët në defansivë.

Disa republikanë kanë hedhur poshtë propozimet e demokratëve, duke i quajtur si “socialiste”, ndërsa shumë të tjerë kanë deklaruar që tani se do votojnë kundër.

Debati është bërë më i hidhur, ndërsa anketat treguan se gjithnjë e më shumë po ka ndasi në mesin e amerikanëve në lidhje me këtë çështje, ndërsa popullariteti personal i Obamës po bie.

Robert Spitzer, professor i Shkencave Politike në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Cortland, kështu e shpjegon fjalimin e Obamës…

Robert J. Spitzer

“Edhe pse Obama iu është përgjigjur në një masë këtyre sulmeve, mendoj se ekziston një ndjesi se nuk ka mjaftuar për mbrojtjen e tij dhe të programit të tij”.

“Obama ka qenë politikisht aktiv, por mendoj se mbështetësit e tij ndjejnë se ai ka mundur të jetë edhe më aktiv në mënyrë, që të kundërpërgjigjet kritikave të ashpra”,
thotë Spitzer.

Obama theksoi në fjalim se ai nuk është presidenti i parë që është marrë me refomën e kujdesit shëndetësor. Por, ai tha se është përcaktuar që të të jetë i fundit.

Obama përsëriti preferencat e tij për sigurimin e kujdesit shëndetësor të sponsorizuar nga qeveria, i cili ka qenë në qendët të kundërshtimit konservator.

Ai insistoi se plani ishte i domosdoshëm për të vënë ekuilbër me kompanitë private të sigurimit.

Por, Obama tha se demokratët duhet të mbeten të hapur ndaj ideve tjera, të cilat plotësojnë qëllmin kryesor.

“Plani që po e propozoj do të kushtojë 900 miliardë dollarë për më shumë se 10 vjet, më pak sesa kemi shpenzuar në luftërat në Irak e Afganistan dhe më pak sesa shkurtimet e taksave për disa amerikanë të pasur që Kongresi i miratoi në fillim të administratës së kaluar”, ka thënë Obama.

Por, a ishte Obama bindës? Sipas, Siptzerit, kjo do varet nga reagimi i publikut.

“Mendoj se fjalimi është më i rëndësishëm për publikun kombëtar, sepse të dy dhomat e Kongresit i kanë versionet e tyre për kujdesin shëndetësor, ndërsa procesi legjislativ për to është larg”.

“Mendoj se Obama duhet të intensifikojë shkallën e preisonti. Mendoj se ai po mundohet, që t’i bëjë të dyjat edhe ‘lojën e brendshme’ edhe ‘të jashtme’. Lojën e jashtme për të rifituar në një masë mbështetjen e publikut, ndërsa brenda të vëjë nën preison më të madh liderët e Kongresit për të çuar pëprara propozimet për reformën në shëndëtsi”,
shprehet Spitzer.

Por, nuk është vetëm kujdesi shëndetësor.

Suksesi apo dështimi i Obamas do të ndikojë në aftësitë e tij për të çuar përpara prioritet tjera - vazhdimin e financimit të misonit në Afganitan e Irak, refomimin e sektorit financiar e deri te legjislacioni për ndryshimet klimatike.
XS
SM
MD
LG