Ndërlidhjet

Venezuela njeh Osetinë Jugore, Abkhazinë


Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez gjatë një vizite në Rusi ka thënë se vendi i tij i njeh rajonet e shkëputura të Gjeorgjisë- Osetinë Jugore dhe Abkhazinë- si shtete të pavarura.

Çavez citohet t’i ketë thënë presidentit rus Dimitri Medvedev se “që nga sot”, vendi i tij do t’i konsiderojë këto dy rajone si shtete të pavarura.

Deri të enjten, përveç Rusisë, ka qenë vetëm Nikaragua, shteti që ka njohur pavarësinë e Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.
XS
SM
MD
LG