Ndërlidhjet

Rusi: Propozimi iranian do të studiohet


“Propozimi i ri i Iranit për programet bërthamore kërkon studim të hollësishëm nga ekspertët”, tha Moska zyrtare. Të njëjtat burime thanë se Rusia do të shkëmbejë opinionet mbi propozimin iranian dhe me partnerët në grupin e gjashtë vendeve që ndërmjetësojnë me Teheranin. Në grupin e gjashtë vendeve, përveç Rusisë janë dhe Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina dhe Gjermania.

Irani ka dorëzuar një propozim të ri lidhur me programet kundërthënëse bërthamore. Presidenti amerikan Obama, kohë më parë, ka përcaktuar fundin e shtatorit si afatin e fundit për Iranin që t’i përgjigjet ofertës së bashkësisë ndërkombëtare ose në të kundërt do të përballet me sanksione shtesë.
Kina, pak ditë më parë, tha se sanksionet e reja kundër Iranit nuk do të funksionin.

Bashkësia ndërkombëtare dyshon se programet bërthamore të Iranit kanë si qëllim prodhimin e armëve bërthamore, akuza që hidhen poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG