Ndërlidhjet

Gjeorgjia kundërshton vendimin e Çavezit



Gjeorgjia ka njoftuar se njohja e dy rajoneve separatiste nga ana e Venezuelës është bërë nën presionin e Moskës, dhe se ajo nuk do t’u ndihmojë “regjimeve kukulla” që të fitojnë legjitimitetin.

Përpjekjet e këtilla deri sot kanë qenë të kota, ka thënë zëvendës ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë, Aleksandër Nalbandov.

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, i cili po qëndron në Moskë, njohjen e Abhazisë dhe Osetisë së Jugut e paralajmëroi pas bisedimeve me presidentin e Rusisë, Dimitri Medvedev.

Dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë deri sot janë njohur vetëm nga Rusia dhe Nikaragua.
XS
SM
MD
LG