Ndërlidhjet

Al Kaida është fokusuar në Irak


Al Kaida i ka fokusuar shumicën e sulmeve të dhunshme në Irak, nga muaji qershor, kohë kur trupat amerikane u tërhoqën nga qytetet irakiane.

Gjenerali amerikan Çarls Xhakob, që drejton forcat e SHBA-ve në Irak, tha se shumica dërrmuese e sulmeve në Irak është vepër e Al Kaidës.

Deklarata e gjeneralit Xhakobs erdhi në ditën kur së paku 22 persona vdiqën dhe 45 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve vetvrasëse.
XS
SM
MD
LG