Ndërlidhjet

QUINT: Aranzhimi teknik EULEX-Serbi s’ndikon në sovranitet


Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke mbështetur "aranzhimin teknik midis EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit ndërkombëtar".

Në deklaratë thuhet se “instrumentet e bashkëpunimit teknik të EULEX-it, të bëra në emër të vet, janë në pajtueshmëri me mandatin e tij për të forcuar menaxhimin e kufijve dhe nuk kanë asnjë ndikim në çështjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

“Republika e Kosovës nuk është palë në këtë aranzhman teknik, por ne mirëpresim përkushtimin dhe interesin e institucioneve të Republikës së Kosovës për luftimin e aktiviteteve joligjore tejkufitare”, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG