Ndërlidhjet

logo-print

Hill: SHBA tërhiqet nga Iraku në gusht/2010


Ambasadori amerikan në Irak ka thënë se ende është në agjendë tërheqja e ushtarëve amerikanë nga Iraku në gushtin e vitit të ardhshëm.

Kristofer Hill u ka thënë anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit se 12 muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë në fushën e sigurisë, relacioneve diplomatike dhe përparimit politik.

Ai tha se është i inkurajuar, nga se dhuna e fundit, përfshirë edhe shpërthimet në objektetet qeveritare, që vranë afër 100 persona, nuk e kthyen Irakun buzë luftës civile.

"Shpërthimet në muajt e fundit tregojnë se ende duhet të merremi me Al Kaidën e cila po mundohet të rigjenerojë dhunë”, ka thënë Hill.

Nën planin, që e shpalli sapo mori detyrën, presidenti Barak Obama ka caktuar gushtin e 2010-ës si afat të fundit për tërheqjen e të gjitha trupave luftarake nga Iraku.
XS
SM
MD
LG