Ndërlidhjet

Obama- fjalim mbi krizën financiare


Presidenti amerikan Barak Obama do të mbajë një fjalim të hënën e ardhshme në Wall Street, rreth asaj se çfarë ka bërë administrata e tij, që të zbusë krizën financiare.

Në njoftim, Shtëpia e Bardhë tha se Obama do të diskutojë edhe për përkushtimin e administratës së tij, që të zvogëlojë përfshirjen e qeverisë në sektorin financiar dhe veprimet, që SHBA dhe shtetet tjera duhet t’i ndërmarrin me qëllim që të mos lejojnë përsëritjen e krizës.

Fjalimi vjen saktësisht një vit pasi që banka e investimeve Lehman Brothers kolapsoi dhe nisi kriza financiare, që u ndje në tërë botën.
XS
SM
MD
LG