Ndërlidhjet

Hollbruk: Zgjedhjet afgane mos të paragjykohen


I dërguari special i SHBA-së në Afganistan, Riçard Hollbruk, ka kërkuar nga kritikët e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, që të mos sjellin “konkludime të parakohshme”.

Në një intervistë për nje medium anglez, ai ka thënë se komisioni zgjedhor duhet të lejohet që të përfundojë numërimin e votave para se të nxjerren gjykime për zgjedhjet.

Ai ka thënë se përsëritja e zgjedhjeve të 20 gushtit nuk është “opsion real”.
Komisioni Zgjedhor për Ankesa, i mbështetur nga OKB deri më tash ka përjashtuar votat nga më shumë se 80 qendra votimi për shkak të evidentimit të parregullsive.

Me më shumë se 90 për qind të votave të numëruara, presidenti Hamid Karzai ka marrë 54 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG