Ndërlidhjet

Tetë vjet nga sulmet terroriste


Shtetet e Bashkuara sot shënojnë 8-vjetorin e sulmeve terroriste të Al-Kaidës. Ceremonia qendrore do të mbahet në Nju-Jork, në vendin ku dikur ka qenë Qendra Botërore Tregtare, në shenjë nderimi për tre mijë personat e vrarë në Nju-Jork, Pentagon dhe Pensilvani.



Tashmë pranohet nga të gjithë se rrjeti terrorist i Al-Kaidës që nga sulmet e 11 Shtatorit të vitit 2001, është dobësuar aq shumë, sa nuk paraqet më kërcënimin më të madh terrorist në botë.

Megjithatë, edhe tetë vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara ende nuk dihet fati i kreut të Al -Kaidës, Osama bin Ladenit.

Nga ana tjetër, ekspertët tërheqin vërejtjen për kërcënimin që paraqesin grupet e lidhura, apo të frymëzuara, nga ideologjia e Al Kaidës për xhihad global.

“Al-Kaida që ne kemi parasysh kur kujtojmë sulmet e 11 Shtatorit, nuk është Al-Kaida e sotme. Ekzistojnë celula që janë të gatshme të ndërmarrin akte të urryera terrorizmi, por ato nuk është e thënë që të punojnë domosdoshmërisht nën të njëjtën udhëheqje, apo brenda së njëjtës strukturë organizative.”

“Ne ende përballemi me këtë kërcënim, por kërcënimi i sotëm vjen nga fakti se duhet vetëm një grup i vogël që të kryejë një akt të tmerrshëm terrorizmi”
, thotë Maha Azzam, ekspert në Catham House në Londër.

Kryeministri britanik, Gordon Broën, kishte thënë, dhjetorin e kaluar, se tri të katërtat e tentativë-sulmeve terroriste më serioze ndaj Britanisë kishin lidhje me krerët e Al-Kaidës në Pakistan.

Diplomatët pakistanezë nuk i pranojnë akuzat duke thënë se Britania bën mirë t’i shohë arsyet që i çojnë myslimanët britanikë drejt terrorizmit.
Është fakt.
XS
SM
MD
LG