Ndërlidhjet

Feith mbështet punën e EULEX-it në dogana



Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, Pieter Feith, në një komunikate për opinion ka “përkrahur plotësisht punën e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, për mbajtjen e pranisë së tij të pandërprere në Portat 1 dhe 31 në veri të Kosovës që nga 9 dhjetori, 2008”.

“Ne linje me mandatin e tij, EULEX-i është i angazhuar që të vazhdojë të përmirësojë punën e doganave në mbarë Kosoven, dhe të rivendosë kontrollet e plota doganore në Portat 1 dhe 31, në mënyrë që të permiresoje mbledhjen e të hyrave dhe të parandaloje kontrabandimin e mallrave dhe evazionin e taksave”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG