Ndërlidhjet

Hamnei i paralajmëron kundërshtarët e regjimit



Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei tha se çdonjëri që lufton kundër Republikës Islamike do të përballet me “përgjigje të ashpër”.

Hamnei iu referua protestuesve që dolën në rrugë pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale, duke thënë se “ngritja e shpatës kundër sistemit do të pasohet me përgjigje të ashpër”.

Por ai shtoi se dallimet dhe kritikat mes zyrtarëve janë të pranueshme.

Në fjalimin e përjavshëm të së premtes, ishin të pranishëm zyrtarë dhe klerikë të lartë iranianë, përfshirë presidenti Mahmud Ahmadinexhad.
XS
SM
MD
LG