Ndërlidhjet

Ahtisari i zhgënjyer që BE nuk e ka njohur Kosovën



Ish i dërguari për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari ka deklaruar se është i zhgënjyer sepse Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet e BE-së.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe ka thënë se Evropa nuk do të duhej të tolerojë “konflikte të ngrira”.

“Këtu në Vjenë më pyetën pse shpejtoj me Kosovën. Unë u përgjigja se nuk jam këtu për të krijuar tjera ‘konflikte të ngrira’, dhe se këtë nuk duhet ta bëjnë as të tjerët. Duhet të ndihmojmë që t’i zgjidhim ato”, ka thënë Ahtisari për gazetën austriake “Standard”.
XS
SM
MD
LG