Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Dita kur bota u përball me tragjedinë



Duke përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, kryeministri i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se lufta kundër kërcënimeve të përbashkëta duhet t’i lë mënjanë të gjitha dallimet apo argumentet.

“Kjo ishte dita kur Shtetet e Bashkuara dhe mbarë bota u përballën me një tragjedi të tmerrshme, me sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara që morën shumë jetë. Ashtu si disa vjet më parë, ne edhe sot i përkujtojmë këto viktima”, ka thënë Putin.
XS
SM
MD
LG