Ndërlidhjet

Obama u prin ceremonive përkujtimore të 9/11



Presidenti Barak Obama u ka prirë ceremonive përkujtimore të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të lëkunden në luftën e saj kundër Al Kaidës.

Obama i bëri këto komente në përvjetorin e tetë të sulmeve.

“Le ta ritheksojmë vendosmërinë tonë kundër atyre që e kryen këtë akt barbar dhe që ende po komplotojnë kundër nesh. Kurrë nuk do të luhatemi në mbrojtjen e vendit tonë, ndjekja e Al Kaidës dhe e aleatëve ekstremistë të saj kurrë nuk do të bjerë”, tha Obama.

Afro 3 mijë vetë e humbën jetën kur katër aeroplanë të rrëmbyer nga Al Kaida u përplasën në kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, në Pentagon, dhe në një fushë në Pensilvani.
XS
SM
MD
LG