Ndërlidhjet

Uashington: Alarm nga stërvitja e sigurisë



Një stërvitje e Gardës Bregdetare ka shkaktuar frikë sot në lumin Potomak në Uashington, në ditën kur Shtetet e Bashkuara shënojnë tetëvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.

Mediat amerikane raportuan se roja bregdetare ka hapur zjarr ndaj një “anije të dyshimtë”.

Por brenda pak minutave, roja bregdetare tha se ka qenë duke kryer stërvitje, dhe se nuk është shkrepur asnjë plumb.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të vendit ku po mbahen ceremonitë përkujtimore.
XS
SM
MD
LG