Ndërlidhjet

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi


EULEX-i dhe Qeveria e Serbisë kanë nënshkruar sot protokollin e shumëpërfolur për bashkëpunim policor. Nënshkrimi i marrëveshjes është konfirmuar nga zëdhënësi i misionit të BE-së, Kristof Lamfalusi.

“Po, sot kemi nënshkruar këtë marrëveshje, këtë protokoll. Marrëveshja është nënshkruar nga komponenta teknike, siç kemi thënë edhe më herët, përkatësisht nga ana e kreut të policisë së EULEX-it, Rainer Kuehn”, tha Lamfalusi.

Protokolli i EULEX-it dhe Serbisë është kundërshtuar nga Prishtina zyrtare, përderisa Bashkimi Evropian dhe vendet e Kuintit e kanë mbështetur EULEX-in në nënshkrimin e tij.
XS
SM
MD
LG