Ndërlidhjet

Moldavi: Jep dorëheqje presidenti komunist



Presidenti komunist i Moldavisë Vladimir Voronin tha se po jep dorëheqje pas tetë vitesh në pushtet.

Njoftimi i tij sot u bë pasi një grup i partive pro-perëndimore e mundën Partinë Komuniste në zgjedhjet parlamentare në muajin korrik.

Koalicioni fitues ka mjaft ulëse për të formuar qeverinë e re, por nuk i ka tre të pestat e nevojshme për të zgjedhur presidentin e ri që do të zëvendësojë Vorininin.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton mbështetjen e 61 ligjvënësve, atëherë asambleja rrezikon të shpërbëhet.
XS
SM
MD
LG