Ndërlidhjet

logo-print

Los Anxheles: Vjedhet portreti i Muhamed Aliut



Një koleksion i veprave artistike të piktorit amerikan Andi Uarhoul, i vlefshëm miliona dollarë, është vjedhur nga një shtëpi në Los Anxheles.

Policia tha se 10 punime të Uarholit, përfshirë protretet e viteve të 70-ta të legjendës së boksit Muhamed Ali dhe lojtarit famëkeq të futbollit amerikan, O.J. Simpson, janë marrë nga shtëpia e një biznesmeni.

Policia beson se veprat artistike janë vjedhur në fillim të shtatorit, ndërsa janë ofruar 1 milion dollarë për informata që do të çonin në zbulimin e pikturave.

Zhdukja e veprave artistike është raportuar nga një i punësuar i biznesmenit.
XS
SM
MD
LG