Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 8 militantë dhe një ushtar



Armata pakistaneze njoftoi se të paktën një ushtar dhe tetë militantë janë vrarë në përleshjet në rajonin veriperëndimor të Pakistanit.

Në komunikatën e ushtrisë thuhet se trupat janë përleshur me kryengritësit afër qytetit Banxhot në luginën Suat, që rezultoi me vrasjen e “pesë terroristëve” dhe të një ushtari.

Në njoftim gjithashtu thuhet se trupat e ushtrisë kanë vrarë “tre terroristë” me prejardhje afgane në rajonin fisnor Baxhaur.
XS
SM
MD
LG