Ndërlidhjet

Iran: Paneli mohon akuzat për dhunim


Një panel gjyqësor iranian ka hedhur poshtë sot deklaratat e liderit opozitar Mehdi Karubi se disa nga të burgosurit e protestave kundër zgjedhjeve presidenciale ishin dhunuar në burg dhe kërkuan të ndërmerren masa kundër tij.

Agjencia e lajmeve Fars citon një raport ku thuhet se paneli është takuar me Karubin dhe ka sjellë përfundimin se “nuk ka prova se njerëzit për të cilët pretendonte Karubi, janë dhunuar”.

Paneli po ashtu ka thënë se këto deklarata janë bërë për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka rekomanduar, që të ndërmerren masa kundër Karubit, dhe ndaj atyre që transmetojnë këto pohime të pavërtetuara.
XS
SM
MD
LG