Ndërlidhjet

logo-print

Kina dënon vendimin e SHBA për doganë shtesë



Kina e ka dënuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për tarifa të reja doganore të gomave të automjeteve të prodhuara në Kinë.

“Kina e dënon ashpër këtë akt serioz të protekcionizmit tregtar”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Tregtisë në Pekin.

Njoftimi u bë disa orë pasi administrata e presidentit amerikan Barak Obama shpalli se do të aplikojë doganë shtesë për gomat e prodhuara në Kinë, e cila do t’i bashkangjitet doganimit ekzistues prej 4 %, transmeton Reuters.
XS
SM
MD
LG