Ndërlidhjet

Kashmir: Tre të vrarë nga shpërthimi



Militantë të dyshuar islamikë kanë hedhur në erë një aujtomjet në qytetin kryesor të Kashmirit të administruar nga India, duke shkaktuar vdekjen e të paktën tre njerëzve dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Policia tha se automjeti shpërtheu në Srinagar në çastin kur në afërsi po kalonte policia.

Kashmiri është i ndarë ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, dhe që të dy vendet e pretendojnë tërë territorin e tij.

Që nga viti 1989, më shumë se dhjetra grupe islamiste kanë luftuar për pavarësimin e Kashmirit nga India apo bashkimin me Pakistanin.

Më shumë se 86 mijë njerëz e kanë humbur jetën në konflikt.
XS
SM
MD
LG