Ndërlidhjet

SHBA: Protesta kundër reformave në shëndetësi


Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e Uashingtonit kundër propozimit të presidentit amerikan Barak Obama për reforma në kujdesin shëndetësor.

Protestuesit, që ishin mbledhur me thirrjen e një organizate konservatore, shprehën drojën se planet e presidentit Obama do t’i çonin SHBA-të drejt socializmit dhe falimentimit.

Nga ana tjetër Obama mbrojti planet e tij për reformat në shëndetësi gjatë një fjalimi në Mineapolis. Para 10 mijë vetëve presidenti amerikan deklaroi se nuk duhet të trembeshin nga “historitë e frikshme” që tregonin disa. Plani i Obamas për reforma synon që të gjithë amerikanët të kenë mundësi për sigurime shëndetësore e për pasojë dhe për kujdes shëndetësor.

Plani Obama duhet të miratohet nga Kongresi përpara se të kthehet në ligj.
XS
SM
MD
LG