Ndërlidhjet

Elton Xhon do të birësojë një djalë


Kantautori anglez Elton Xhon dëshiron të birësojë një djalë 14 muajsh. Deklarata e Elton Xhonit u bë gjatë vizitës së tij në një jetimore në Donetsk, në lindje të Ukrainës.

Vizita ishte pjesë e aktiviteteve në kuadër të fondacionit që ai ka ngritur për të luftuar SIDA-n dhe për të ndihmuar të prekurit nga virusi HIV.

Elton Xhon, aktualisht 62 vjeçar, është një nga muzikantët më të suksesshëm në botë me mbi 200 milionë disqe të shitura.
XS
SM
MD
LG