Ndërlidhjet

Papandreu kërcënon Turqinë me veto


“Nuk përjashtoj mundësinë e bllokimit të Turqisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Georgios Papandreu, kreu i socialistëve grekë.
Papandreu dhe partia që ai drejton udhëheqin anketat e opinionit në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Ky qëndrim paraqet ndryshim në pozicionin e Greqisë, e cila deri tani e kishte mbështetur hyrjen e Turqisë në BE.

Papandreu theksoi se Ankaraja do përballej me veton greke “nëse nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit të Qipros”, që është e ndarë etnikisht.
XS
SM
MD
LG