Ndërlidhjet

Serbi: Paradë e forcave ajrore


Ushtria serbe zhvilloi gjatë ditës paradën më të madhe ushtarake të forcave ajrore. Në paradë morrën pjesë dhe aeroplanë luftarakë e pilotë nga vendet anëtare të NATO-s.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin dhe pilotë nga Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara.

Aktiviteti në fjalë synonte të dërgonte mesazhin se “ushtria serbe është miqësore”, tha për mediat vendase ministri serb i mbrojtjes, Dragan Shutanovac.

Parada e forcave ajrore serbe u bë 10 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve të ushtrisë serbe, që kishin për qëllim t’i jepnin fund dhunës e krimeve serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG