Ndërlidhjet

Serbi: Do shkurtohen 14 mijë vende pune


Serbia do të shkurtojë 14 mijë vende pune në sektorin publik. Shkurtimet pritet të ndodhin brenda çerekut të parë të vitit të ardhshëm.

Ky hap është rezultat i masave që po merr Beogradi për të përmbushur kushtet e vëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

FMN-ja ka kërkuar uljen e defiçitit buxhetor si mënyra e vetme që Serbia të marrë pjesën e dytë të kredisë së ndarë nga ky institucion.
XS
SM
MD
LG