Ndërlidhjet

Hagë: Hartman dënohet me 7000 euro


Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish Jugosllavinë ka shpallur fajtore ish-zëdhënësen e kësaj gjykate.

Florenc Hartman u dënua me 7000 euro gjobë pasi ka publikuar në librin e saj, e më pas në një artikull reviste, informacione konfidenciale rreth gjykimit të Sllobodan Millosheviçit.

Hartman i është referuar dokumentave nga Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i Serbisë, të cilat mund të lidhin Beogradin zyrtar me masakra si ajo e Srebrenicës. Dokumenta të tilla nuk janë ende publike.
XS
SM
MD
LG