Ndërlidhjet

Bisedimet Iran- fuqitë botërore në tetor


Mediat iraniane raportojnë se bisedimet mes Iranit dhe 6 fuqive botërore të përfshira në përpjekjet për të zgjidhur konfrontimet mbi programin kundërthënës bërthamor të Iranit, janë caktuar të mbahen në fillim të tetorit.

Media shtetërore e Iranit tha se kryenegociatori për programin bërthamor të Iranit, Saed Xhalili dhe shefi për politikë të jashtme i BE-së Havier Solana, janë pajtuar përmes një bisede telefonike që të nisin bisedimet më 1 tetor.

Vendi i bisedimeve nuk është caktuar ende.

Irani insiston, se programi i tij bërthamor ka synim prodhimin e energjisë dhe jo armëve, siç dyshon perëndimi.

Zyrtarët iranianë kanë përjashtuar çdo mundësi negociatash mbi programin e tyre bërthamor.
XS
SM
MD
LG