Ndërlidhjet

Amano emërohet shef i IAEA-së


Diplomati japonez Jukija Amano(Yukiya Amano) sot edhe zyrtarisht u emërua në krye të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore(IAEA).

Shefi i deritashëm i Agjencisë, Muhamed El Baradei largohet nga posti në fund të nëntorit, pas qëndrimit 12 vjeçar në krye të kësaj agjencie.

Amano është zgjedhur nga bordi 35-anëtarësh i agjencisë në korrik, por emërimi është dashur ta marrë bekimin edhe të 150 anëtarëve në konferencën e përgjithshme të agjencisë.

Konferenca njëjavore e IAEA-së ka nisur sot në Vjenë.
XS
SM
MD
LG