Ndërlidhjet

logo-print

Përfundon qetë protesta kundër protokollit


Në Prishtinë ka përfunduar pa incidente protesta e qindra qytetarëve kundër protokollit EULEX-Serbi në fushën e policisë, të nënshkruar javën e kaluar.

“Kosova në BE, jo nën BE”, “Jo EULEX-it”, “Serbisë viza për udhëtim, Hashimit udhërrëfyes për nënshtrim”, “Bac u KRYmb”, ishin disa nga parullat, që mbanin qytetarët në protestën e organizuar nga 23 grupime jo qeveritare.

Organizatorët kanë vlerësuar se me protokollin cenohet sovraniteti i Kosovës, ndërsa sic kanë thënë, për këto veprime liderët e vendit heshtin.
XS
SM
MD
LG