Ndërlidhjet

Magna: Do ketë shkurtime në Opel


Kompania Magna, që pritet të blejë Opelin tha se mund të shkurtojë rreth 10 mijë e 500 vende pune, rreth 1/5 e forcës punëtore të Opelit.

Zigfrid Uolf, një nga shefat ekzekutivë të Magna International, u tha gazetarëve në Frankfurt, se pothuaj gjysma e shkurtimeve(4 500), mund të jenë në Gjermani, ku edhe e ka bazën Opeli.

Javën e kaluar, General Motors u pajtua që të shesë 55 për qind të aksioneve të Opelit firmës kanadezo-austriake të makinave Magna dhe partnerit të saj rus Sberbank.

Opeli ka të punësuar 49 mijë punëtorë në Evropë dhe ka fabrikat në Gjermani, Spanjë, Britani dhe Poloni.
XS
SM
MD
LG