Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Stuhia financiare ka nisur të qetësohet


Presidenti amerikan Barak Obama tha se stuhia financiare e dy viteve të kaluara “ka filluar të qetësohet”.

Në një fjalim në njëvjetorin e kolapsit të bankës Lehman Brothers, Obama tha se ende ekziston nevoja për ndihmën e qeverisë në stabilizimin e sistemit finaciar.

“Puna në rimëkëmbje po vazhdon. Edhe pse unë kurrë nuk do jem i kënaqur përderisa njerëzit nuk kanë punë, dhe sistemi financiar yni është i dobësuar, mund të jeni të sigurt se stuhia e dy viteve të kaluara ka filluar të qetësohet”, ka thënë Obama.

Ai po ashtu tha se nuk mund të ketë kthim prapa në ditët e sjelljeve të papërgjegjshme dhe të suficitit të pakontrolluar që sipas tij ishin në zemër të krizës financiare.

“Fatkeqësisht janë disa në industrinë financiare, që e kanë keqkuptuar këtë moment. Në vend se të mësojnë nga pësimet e (bankës) Lehman Brothers dhe nga kriza nga e cila ende po rimëkëmbemi ata kanë zgjedhur t’i injorojnë këto mësime. Jami bindur se me këtë ata nuk po rrezikojnë vetëm veten, por edhe vendin tonë”, ka thënë Obama.

Kolapsi i bankës së investimeve Lehman Brother më 15 shtator të 2008-ës u shoqërua me periudhën më intensive të krizës financiare.
XS
SM
MD
LG