Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Në zgjedhjet në Shqipëri përmirësime, por edhe mangësi


Shqipëria ka treguar përmirësime të rëndësishme në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në qershor, por ende ka dështuar, që në tërësi t’i plotësoj standardet ndërkombëtare, thuhet, pos tjerash, në raportin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit.

Në raport theksohen problemet në qendrat e numërimit dhe rastet e “përpjekjeve të ndikimit të votuesve dhe presionit ndaj votuesve apo zyrtarëve zgjedhorë”.

Mëtutje, OSBE-ja, në raportin e saj e lavdëron progresin në regjistrimin e votuesve dhe procesin e identifikimit, pastaj ligjet zgjedhore, numërimin e votave dhe shqyrtimin e kontesteve zgjedhore.

Por, është theksuar ndërhyrja politike në llogaritjen e votave, duke thënë se procesi ishte “i keq ose shumë i keq” në një të tretën e qendrave të numërimit. Poashtu, theksohet edhe ndërhyrja politike në media.

Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar se raporti është një “vlerësim objektiv” dhe ka shprehur përkushtimin për zhvillimin e reformave të mëtejshme për plotësimin e standardeve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG