Ndërlidhjet

SHBA: Vdiq aktori Patrik Svejzi


Aktori i njohur i Hollivudit, Patrik Svejzi, ka vdekur në moshën 57 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.

Një zëdhënëse e tij, tha se ai vdiq, i rrethuar nga familja, pasi për 20 muaj vuajti nga kanceri.

I ndjeri Svejzi, në mars të vitit 2008 publikisht tregoi se vuan nga kjo sëmundje.

Pos tjerash, ai nishte i njohur edhe për rolet e tij në filmat “Vallëzimi i ndyrë” dhe “Fantazma”.
XS
SM
MD
LG