Ndërlidhjet

Somali: Nga sulmi amerikan është vrarë një militant


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se forcat amerikane kanë ndërmarrë një sulm me helikopter në Somali, nga i cili është vrarë njëri nga militantët më të kërkaur të al-Kaidës në Afrikë.

Ata kanë thënë se helikoteri amerikan kishte marrë në shënjestër një makinë në distriktin Barave në jug të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu dhe se i dyshuari, Saleh Ali Saleh Nabhan, është vrarë.

Raportohet se forcat e Shteteve të Bashkuara ishin në gjendje që ta marrin edhe kufomën e të vrarit.

I dyshuari Nabhan, që nga viti 2002, ishte i kërkuar nga Shtetet e Bahskuara lidhur me një sulm në një hotel në vitin 2002 dhe për sulmin e dështuar kundër një aeroplani izraelit në Mombasa të Kenisë.
XS
SM
MD
LG