Ndërlidhjet

logo-print

Miçel takon izraelitët dhe palestinezët


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçel, sot takohet me liderët izraelitë dhe palestinezë, në kuadër të përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Së pari, pritet që zoti Miçel të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, ndërsa më vonë gjatë ditës, bisedon edhe me presidentin e Autoritetetit palestinez, Mahmud Abas.

Pengesa kryesore për vazhdimin e bisedimeve është çështja e vendbanimeve hebreje në territoret e okupuara në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Izraeli t’i ndalë ndërtimet e vendbanimeve, ndërsa deri tash, Netanjahu ka refuzuar ta bëjë këtë.

Palestinezët kanë thënë se pa ndaljen e tërësishme të ndërtimeve nuk mund të ketë rifillim të bisedimeve paqësore.
XS
SM
MD
LG