Ndërlidhjet

Bilana Pllavshiq fiton lirim të parakohshëm




Tribunali i Hagës ka marrë vendim që ish kryetarja e Republikës Serbe të Bosnjës, Bilana Pllavshiq, të lirohet, pasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit të shqiptuar.

Në vendimin për faljen e saj, kryetari i Gjykatës së Hagës, Patrik Lipton Robinson, thotë se me ligjet suedeze, më 24 tetor të këtij viti, Pllavshiq do të vuajë dy të tretat e dënimit dhe tre ditë më vonë, më 27 tetor, fiton të drejtën për lirim të parakohshëm.

Pllavshiq, 79 vjeçe, është dënuar me 11 vjetë heqje lirie në vitin 2003 për krime kundër njerëzimit. Dënimin e ka vuajtur në Suedi.
XS
SM
MD
LG