Ndërlidhjet


LAJM
Dy partitë opozitare me më së shumti vota në zgjedhjet e kaluara kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë(LDD) do të dalin me kandidatë të përbashkët për kryetarë në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa garën për anëtarë të kuvendeve komunale do të garojnë me lista të ndara. Marrëveshja është nënshkruar të hënën në Prishtinë nga kryetarët e të dy partive, Behgjet Pacolli dhe Nexhat Daci, të cilët janë shprehur të bindur se ky pakt politik do të garantojë suksesin e të dy subjekteve në zgjedhjet e ardhshme. Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, tha se marrëveshjen me LDD-në e konsideronte implementim të idesë së tij për bashkëpunim dhe unitet, në mënyrë që të mos krijohen parti regjionale në Kosovë...

INFOPRESS
Ministri Alush Gashi i ka këshilluar nxënësit për rrezikun nga pandemia. Megjithatë, ai ka kërkuar që nxënësit të mos frikësohen, por të shtojnë vigjilencën për mbrojtje nga gripi eventual. Ministria e Shëndetësisë është përpjekur që informacionet mbi situatën me pandeminë e gripit te derrave, t’i shtrijë edhe në ambientet shkollore. E tillë ka qenë edhe vizita e djeshme e Alush Gashit në shkollën fillore “Ismail Qemajli” të Prishtinës, ku mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle, Gashi iu ka përcjellë disa porosi, se si të sillen ata në situatat e mundshme me raste të shtuara të gripit A/H1N1, në prag të sezonit vjeshtor-dimëror, kur pritet që fluksi i të prekurve nga gripi të rritet...

KOSOVA SOT
Në zgjedhjet lokale është paraparë që të hapen 3000 vendvotime, dhe për të mos krijuar ngarkesa të reja teknike për personel të ri shtesë dhe kosto përgatitore, KQZ-ja vendosi që nga ky numër vendvotimesh, në 240 prej tyre, të krijohet mundësia që numri i votuesve të mos kufizohet vetëm në 750 sa ka një qenë deri tash, por lista e votuesve për qendër votimi të zgjerohet deri në maksimum prej 950 votuesve. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka bërë të ditur se sot përfundon afati për shërbimin e votuesve, regjistrimin e votuesve jashtë vendit dhe certifikimin e subjekteve politike...

EXPRESS
Fushata zgjedhore do të zgjasë 30 ditë. Raundi i dytë i garës për kryetarë komunash mbahet 4 javë pas raundit të parë. Partitë politike duhet menjëherë që t’i paguajnë borxhet që kanë në KQZ. Këto janë tri vendimet që ka marrë Presidenti Sejdiu, të hënën, pas një takimi me përfaqësuesit e partive politike. Presidenti Fatmir Sejdiu ka marrë disa vendime të rëndësishme për zgjedhjet e sivjetshme lokale, të hënën, pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e partive politike që do të garojnë më 15 nëntor. Fillimisht, Presidenti mendonte të merrte disa vendime të tjera, por pas presionit të partive politike, ai është detyruar që ta respektojë Ligjin për zgjedhjet lokale. Kështu, Sejdiu mendonte se 3 javë janë të mjaftueshme për fushatën zgjedhore. Po ashtu, ai synonte ta shtynte afatin për pagesën e borxheve të partive politike në KQZ...

ZËRI
Samarxhiq ka theksuar se, me protokoll për herë të parë është përcaktuar vija kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ka vlerësuar se kjo marrëveshje pas tërheqjes së EULEX-it në të vërtetë do të mbetet marrëveshje e Beogradit dhe Prishtinës për përcaktimin e vijës kufitare.”Ky është nënshkrimi i parë që mbetet si dokument dhe bindje e autoritetit më të lartë shtetëror, nga MPB e Serbisë, që të vendoset kufiri i fuqishëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë nënkryetari i DSS-së. Sipas fjalëve të tij, marrëveshja është vetëm një akt në shumicën e tyre, ku vërehet se Serbia hap pas hapi po e lë pozicionin e vet kushtetues në Kosovë dhe ngadalë po i tërheq institucionet e veta.”Janë bërë shumë hapa të qeverisë së Serbisë, me të cilët bëhet me dije se Serbia më nuk vepron në Kosovë”, ka thënë Samarxhiq...

BOTA SOT
“Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës e vlerësojnë lart mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Portugalia për vendin tonë”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me z. Nuno Severiano Teixeira, Ministër i Mbrojtjes i Portugalisë.
“Kosova ka të ardhme evropiane dhe ne jemi të vendosur që ta ndihmojë për realizimin e aspiratave të saj”, theksoi z. Teixeira, duke shtuar se edhe institucionet e Kosovës duhet të punojë, në mënyrë që t’i përmbushin standardet e parapara. “Ne jemi të impresionuar me zhvillimet e përgjithshme dhe ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Kosovë gjatë këtyre viteve të fundit, por kërkojmë nga ju që t’ua bëni të qartë të gjithëve se vendi juaj nuk do të tolerojë veprime ekstremiste”...

EPOKA E RE
Është bërë ndërrimi i komandave dhe brigadave të Task Forcës “ Perëndimi”. Në prani të komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Markus Berntler, ambasadorit italian në Kosovë, Michael Luis Giffoni, përfaqësuesve të institucioneve nga rajoni i Dukagjinit, përfaqësuesve fetarë e numrit të madh të qytetarëve, gjeneralbrigade Roberto Perretti i ka dorëzuar detyrën e komandantit të TF “Perëndimi” (TFP) homologut të tij nga Italia, gjeneralbrigade Roberto D’Alessandrio. “Strategjia ime do të inspirohet nga principet e NATO-s dhe direktivat e saj. Qëllimi i vetëm është ta mbaj të sigurt zonën tonë të përgjegjësisë dhe të shikoj kah e ardhmja e Kosovës, ashtu si vepruan paraardhësit tanë”, është shprehur gjeneralbrigade Roberto D’Alesandrio...

KOHA DITORE
Në korrik të vitit 2009, zilja ra dy herë për rastin e Kosovës në prani të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë(GJND). Kosova, e cila është administruar nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1999, në mënyrë të njëanshme ka shpallur pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt 2008. Edhe pse opinioni i GJND-së nuk është i obligueshëm ndarja e Kosovës nga Serbia është e pakthyeshme, rasti ka ngritur shumë debate politike. 62 prej 192 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshirë shtetet perëndimore dhe ato myslimane, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, edhe pse arsyetimi i tyre legal duket të jetë shumë i plasaritur. Shumë prej këtyre shteteve frikësohen tani se në GJND jo vetëm që ngadalëson marrjen e shumicës së njohjeve si shtet i pavarur, por po ashtu sfidon edhe vendimin e tyre...
XS
SM
MD
LG