Ndërlidhjet

Rusia nuk i ka zbardhur vrasjet e gazetarëve



Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve i ka akuzuar zyrtarët e Rusisë për padrejtësi të madhe për shkak se kanë dështuar t’i zbardhin vrasjet e gazetarëve.

Komiteti me seli në SHBA tha se 17 gazetarë janë vrarë që nga viti 2000, dhe vetëm në një rast vrasësit janë ndëshkuar.

Grupi gjithashtu tha se gazetaria kritike pothuajse është zhdukur në Rusi, dhe se mediat me të madhe janë përfshirë nga autocenzura.

Grupi thotë se Rusia është vendi i tretë i rrezikshëm për gazetarët, pas Irakut dhe Algjerisë.
XS
SM
MD
LG