Ndërlidhjet

Miçell kërkon të ndalen ndërtimet izraelite



I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçel, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, biseduan sot në Jerusalem, por nuk ka shenja se është arritur ndonjë marrëveshje për ndërprerjen e ndërtimit të vendbanimeve.

SHBA kërkojnë Izraeli t’i ndalë ndërtimet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor për të mundësuar rifillimin e bisedimeve paqësore me palestinezët, të cilat u pezulluan në dhjetor.

Netanjahu ka thënë se Izraeli nuk do të ndërtojë më vendbanime të reja, por do t’i vazhdojë projektet e nisura.

Palestinezët përjashtojnë çdo mundësi të vazhdimit të bisedimeve nëse ndërtimet nuk pezullohen plotësisht.

Miçell pasdite do të takohet edhe me presidentin e Autoritetetit palestinez, Mahmud Abas.
XS
SM
MD
LG