Ndërlidhjet

UEFA do t'i mbikqyrë shpenzimet e klubeve



UEFA sot e ka emëruar ish kryeministrin e Belgjikës, Zhan Luk Dihane që ta drejtojë fushatën për të kontrolluar shpenzimet e tepruara të klubeve futbollistike të Evropës.

Dihane, i cili ishte në krye të qeverisë belge në periudhën 1992-99, u shpall kryetar i Panelit për Kontroll Financiar të UEFA-s.

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, tha se 69 vjeçari Dihane është dashamir i madh i futbollit dhe ishte “kandidati i përsosur” për t’i prirë trupit të ri të UEFA-s.

Paneli do t’i mbikqyrë llogaritë e klubeve që luajnë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
XS
SM
MD
LG