Ndërlidhjet

Medvedev: Mund të garoj në zgjedhjet 2010



Presidenti i Rusisë Dmitri Medvedev tha se nuk e përjashton mundësinë të kandidohet për një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Para ca kohësh, nuk kisha ndërmend të garoja për president, por tash nuk përjashtoj asgjë”, tha ai në një takim me ekspertët në Moskë.

Medvedev gjithashtu e kritikoi kulturën ruse të biznesit, duke thënë se ajo është e shoqëruar me korrupcionin, dhe varet tepër nga eksporti i resurseve natyrore.

“Ne duhet ta ndryshojmë modelin e biznesit, mentalitetin e biznesit”, tha Medvedev.
XS
SM
MD
LG