Ndërlidhjet

logo-print

FSK arrin kapacitetin fillestar operacional



NATO-ja tha se Forca e Sigurisë së Kosovës e ka arritur aftësimin fillestar operacional shtatë muaj pas formimit.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, e ka informuar presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu për kapacitetin e FSK-së, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga presidenca në Prishtinë.

“Vendimi se Forca e Sigurisë së Kosovës e ka arritur aftësimin fillestar operacional është lajm i madh për Kosovën”, ka thënë Sejdiu, për të shtuar se kjo është arritur me ndihmën e KFOR-it.

Ndërkaq në deklaratën e NATO-s thuhet se “qëllimi i ardhshëm për FSK-në do të jetë aftësimi i plotë operacional.

“KFOR-i do ta mbikqyrë dhe mbështesël këtë proces, i cili pritet të zgjatë dy deri pesë vjet”, thuhet në njoftim.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka 2.500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervë.
XS
SM
MD
LG